Historia e Themelimit
MMFI Albania Sh.P.K. është krijuar në vitin 2019 dhe është një degë biznesi (në pronësi 100%) të "Institutit të Fondacionit M&M Ivanaj."
Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj i Nju Jorkut dhe Fondacioni M. & M. Ivanaj i Tiranës, Shqipëri, janë fondacione motra që ndajnë një mision të përbashkët. Të dyja janë organizata jofitimprurëse të regjistruara në vendet e tyre përkatëse dhe kombinojnë punën dhe përpjekjet e tyre në mënyrë që të përmbushin sa më mirë qëllimet dhe objektivat e tyre të deklaruara.
Misioni yne
Të promovojë dhe avancojë interesin publik për kulturën dhe arsimin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit; të inkurajojë përhapjen e njohurive në traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërisë; të ushqejë idetë e reja inovative, sipërmarrëse në projekte kuptimplota dhe partneritete eventuale; të ushqejë edukimin e popullit shqiptar duke dokumentuar historinë e tij të guximshme dhe të përhapë njohuritë për përparimin e Shqipërisë në botën e lirë.
Partnerët tanë
Frost & Fire Consulting ofron shërbime të pakrahasueshme ligjore, organizative, burime njerëzore dhe shërbime të tjera biznesi për klientët që operojnë ose dëshirojnë të eksplorojnë mundësi në tregun shqiptar apo rajonal. Angazhimi i saj është i rrënjosur në përvojën e zgjeruar dhe të dalluar të anëtarëve të saj në sektorët e organizatave private, publike dhe ndërkombëtare. Kjo firmë konsulence është e përfshirë në shërbimet pro-bono për Institutin e Fondacionit M. & M. Ivanaj në Tiranë dhe është pjesë e Bordit të kësaj organizate.
"EA Financial Services" është një studio e specializuar financiare, e cila ofron një sërë shërbimesh për të garantuar profesionalizëm dhe asistencë, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe ligjin fiskal. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për të ofruar shërbime korrekte dhe të kualifikuara, shërbim me kosto efektive në përfitimin e klientëve; shërbim në kohë reale dhe i mirëmenaxhuar.