Megjithëse me pak vonesë për shkak të gjendjes së shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri, duam t’ju informojmë për një aktivitet që u zhvillua në ambientet tona në mbrëmjen përpara tërmetit të fortë që goditi pjesën veri-perëndimore të vendit dhe krijoi një situatë kaotike.
Të hënën, më 25 Nëntor, ne patëm nderin të kishim në ambientet tona Ambasadorin Shqiptar Mal Berisha, një studiues dhe shkrimtar i sukseshem, për prezantimin e tij mbi jetën dhe punën e Charles Telford Erickson, një amerikan i shquar qe ia dedikoi jeten e tij Shqipërisë.
Patëm një reagim të shkëlqyer nga pjesëmarrësit të cilët mbushën komplet sallën Ivanaj.
Ky prezantim i bërë nga Mal Berisha në shqip, por i shoqëruar vizualisht me power point edhe në Anglisht, mund të ndiqet këtu.
Ky ishte i pari nga nje seri prezantimesh të ngjashme që do të pasojnë siç edhe është publikuar në kalendarin e websiti-t tonë. Qëndroni me ne për më shumë detaje! Prezantimi i radhës do të bëhet më datë 10 Dhjetor.