Aktivitete pa sfida.
Rezervime pa mundim.

Ambientet tona

Këtu do gjeni një listë ambientesh të disponueshe, secila me karakteristikat dhe lehtësirat e veta unike. Klikoni fotot për më shumë detaje, foto dhe çmimet.

Lajme & Zhvillime

Dëshmi

Çfarë thonë...

JOHNNY SIMAN

Great place to carry out activities aimed at Albanians from all backgrounds and ages. As a center that is focused on providing exceptional experiences in anything related to education, culture, science and technology, this is probably one of the best in all of Tirana. Fantastic, super-friendly staff with a superb facility filled with high-tech equipment that makes teaching and learning quite an experience! I cannot recommend The Foundation enough!

ZADRIMA NDIHMË LIGJORE

Great colleagues to work with! Thank you for your warm welcoming and support!
Studio D - Development & Dialogue

EESTEC lc Tirana

Në EESTEC LC Tirana, ne besojmë në parimin se bashkimi përbën fuqinë dhe rritjen. Për këtë arsye, shumë nga projektet dhe aktivitetet që kemi ndërmarrë gjatë viteve kanë qenë në bashkëpunim me një nga partneritetet tanë më të afërt: M&M Ivanaj Foundation Institut.

Së bashku, kemi organizuar një serë nismash shumë të suksesshme. Këto nisma jo vetëm që kanë ofruar përvoja mjaft të vlefshme, por edhe kanë bërë të mundur që shumë talente të rinj në fushën e TIK të siguruojnë pozicione brenda kompanive më të mira në fushë. Këto sukese nuk do të ishin të mundura pa ambientet e jashtëzakonshme të M&M Ivanaj Foundation Insitut dhe personeli jashtëzakonisht miqësor dhe mbështetës, të cilët janë të kompletuar dhe të gatshëm për të mbështetur një gamë të gjerë aktivitetesh. Pa më të voglin dyshim, ne me plot gojë rekomandojmë ambientet dhe shërbimet e ofruara nga M&M Ivanaj Foundation Institut.


Benson Begaj, Drejtor Ekzekutiv - EESTEC LC Tirana

Smartkids albania sh.p.k.

Qëndrimi ynë në Institutin e Fondacioneve M&M Ivanaj ishte një eksperiencë mjaft formuese për startup-in tonë. I ndodhur në zemër të Bllokut, Tiranë, ai ofronte një ambient pune mjaft energjik, si dhe mundësi mjaft të rëndësishme si interneti i shpejtë Wi-Fi, dhoma trajnimi dhe konferenca të konfigurueshme, pajisje si SmartBoard dhe projektorë, të gjitha si pjesë e një marrëveshjeje fleksibël dhe ideale për një startup në vitet e para të tij. Kombinimi i privacisë për përqëndrim sa më të mirë, si dhe ambientet e përbashkëta për njohje të reja ishin të gjitha në balancë të përkryer. Komuniteti ishte një nga elementët më të rëndësishëm, me evente të shpeshta që ndihmonin në zgjerimin dhe forcimin e njohjeve të reja. Stafi miqësor dhe vendndodhja e përkryer pranë transportit publik dhe bizneset e shumta pranë tij, i ofronin biznesit tonë një aksesueshmëri mjaft të mirë dhe klientëve një eksperiencë të shkëlqyer. Shumë i rekomanduar për startup-e që kërkojnë vlerë dhe komunitet.


Geiv Tomço, Bashkë-themelues - SmartKids Sh.P.K.

Automation Industries Albania - Aia

Ambientet e MMFI Albania Sh.P.K. si një filial biznesi i Institutit të Fondacionit Ivanaj në Tiranë, ofrojnë shumë më tepër se një vend ku meren me qira hapësira për aktivitete. Ne, në Automation Industries Albania, jemi një shembull i vërtetë i funksionalitetit të një prej programeve origjinale të kësaj organizate, inkubatorit të biznesit dhe inovacionit. E nisëm rrugën tonë të suksesshme, brenda këtyre ambienteve komode dhe të pastra. Pas katër vjetësh, tani jemi fitimprurës, më shumë se mirënjohës për marrjen e këshillimit dhe mirëpritjes dhe duke kundërpaguar këtë "investim klering" në dividentë. Për më tepër, organizimi operacional i të gjitha llojeve të ngjarjeve brenda këtyre ambienteve është përmirësuar shumë dhe nga stafi mikpritës dhe miqësor i këtij entiteti.


Klevis Begaj, Administrator

amb. mal berisha

Që nga koha kur u njoha me veprimtarinë e Fondacionit Martin & Mirash Ivanaj, kam patur nderin dhe mundësinë që jo vetëm të merrja pjesë në disa veprimtari të organizuara aty por edhe të behesha vetë nismëtar dhe organizator i një vargu aktivitetesh. Ato janë  promovime librash, njohje figurash të rëndësishme me kontribute të shquara në njohjen e historisë së vendit tonë, nxitje e krijimtarisë poetike të të rinjëve, etj.

Të njihesh me Presidenten e Fondacionit,  Drita Ivanaj, është sikur të bësh një udhëtim nga mugëtira e largët deri sa të dalësh në Dritë, një emër simbolik që ajo vet e mban.

Mirësjellja e punonjësve, mjedisi i kulturuar, mjetet e vëna në dispozicion, janë një mundësi e rrallë që njerëz të kulturës dhe dijes gjejnë në këtë fondacion, në kryqytetin tonë, Tiranë. 

Aty mund të shfaqen dijenitë, ndjenjat patriotike, përkushtimin ndaj familjes, atdheut, kombit. 

Në këtë qendër tanimë me rëndësi kombëtare, siç ishin të rëndësisëhm për kombin mbartësit e emrit që ajo mban, Martin & Mirash Ivanaj, kam gjetur dhe gjej përherë pikërisht atë që kërkon njeriu i përkushtuar për atdheun dhe popullin e vet.


Amb. Mal Berisha (Ret.)