EESTech Challenge Tirana

AktiviteMarch 2018

Another youth activity

Më 15-17 Mars, 2018, Fondacioni M & M Ivanaj në Tiranë priti “EESTech Challenge Tirana” nga EESTEC LC Tirana në fushën e “Big Data Analysis”. Kjo sfidë u mbështet nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

“Big Data Analysis”  përfshin analizimin e seteve të të dhënave në databaza me anë të metodave algoritmike duke përdoruar gjuhë programimi si MySQL, si edhe aplikacione si Apache, Hadoop dhe MapReduce. Projekti i nisur 6 muaj më parë, u konkretizua përmes një Hackathon, kompeticion në kohë reale në 15-17 Mars 2018 ku morën pjesë studentë nga Universitete të Tiranës, orientuar në drejtimet e Inxhinierisë Informatike dhe Shkencave Kompjuterike. Brenda dy ditëve 4 prej 7 ekipeve pjesëmarrëse arritën të krijonin projektet e tyre rreth temës kryesore  të specifikuara në fushën e sektorit bankar duke zgjidhur një mori detyrash të dhëna nga ekspertët e ICT të Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Projekti fitues, që do të përfaqësojë EESTEC LC Tirana dhe Shqipërinë mes më shumë se 20 vendeve europiane në fazën finale të kompeticionit në Novi Sad të Serbisë në muajin maj, u shpall grupi BitShift me anëtarë: Erald Keshi, Enea Duka dhe Skënder Patorri.
Në këtë event morrën pjesë përfaqësues të menaxhimit të lartë të Bankës si Zëvendës Drejtori Ekzekutiv Z. Dario Grassani, Drejtuesja e Departamentit të Burimeve Njerëzore & Organizimit, Znj. Entela Zigori; Drejtuesja e Divizionit të ICT, Znj. Alekta Lamçe.

Ne i urojmë  skuadrës fituese të ketë sukses në nivelin e ardhshëm të sfidës!


Other events

Një tjetër aktivitet rinor

Një tjetër aktivitet rinor

Model United Nations Albania

Model United Nations Albania