Në kuadrin e programit “Nga fëmijët për fëmijët”, të mbështetur nga Agjencia Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar, Dt. 28 dhe 29 Qershor 2018, në Bibliotekën e Fondacionit Ivanaj, u zhvillua kursi i trajnimit me titull “Forcimi i kapaciteteve të fëmijëve dhe të rinjve për të avokuar për të drejtat e tyre”.
Të rinjtë e Parlamentit Rinor Tiranë, si dhe zëri +16 Durrës, Elbasan, Burrel dhe Peshkopi, ishin protagonistët kryesorë të mbledhjes.
Znj. Klodiana Thartori, një nga ekspertet e jashtëm, gjatë ditës së parë të aktivitetit, punoj së bashku me të rinjtë, nëpërmjet një axhende të detajuar.
U përqendrua sidomos tek problematikat e evidentuara në çdo qytet, dhe nismat avokuese në nivel lokal, që fëmijët dhe të rinjtë nxorën në pah së bashku.
Dita e dytë u pasua nga një sesion informues për të njohur Institucionet Publike, i cili u drejtua nga Znj. Ervjola Osmanaj, zyrtare për të Drejtat e fëmijës.
Gjithashtu u vijua me një bashkë-bisedim me Avokaten e Popullit dhe Komisioneren për të drejtat e Fëmijës, Znj. Erinda Ballanca dhe Znj. Nejla Peka, si dhe me prezantimin e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Robert Gajda.
Trajnimi përfundoj me një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, ku fëmijët u takuan me zv. Kryetaren e Kuvendit Znj. Vasilika Hysi si dhe me Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.
Ishte një kënaqësi që mirëpritëm një projekt të tillë, në sallat e Fondacionit Ivanaj, dhe falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe ideatorët e Trajnimit, që na bashkuan këto dy ditë, për të rinjtë dhe të drejtat e fëmijëve.